Sergio Ramos pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë në sfidën që Spanja fitoi 6-0 kundër Gjermanisë ditën e martë, sukses që ndikoi që kombëtarja iberike të arrinte vendin e parë në grupin 4 të Ligës A në Nations League.
Kapiteni u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë prej problemeve në kofshë, teksa kontrollet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në dy takimet e radhës të Real Madrid: atë kundër Villareal në kampionat (21 nëntor) dhe duelin e Champions ndaj Interi në “San Siro” (25 nëntor).
Sergio Ramos medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) November 19, 2020
Një mungesë e rëndësishme në prapavijë për trajnerin Zidane, i cili i gëzohet rikthimeve të Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao, tre lojtarët e infektuar me Covid-19, të cilët rezultuan negativë në testet e kryera ditën e djeshme. /abcnews.al