Mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. Skena të dhunshme janë raportuar nga media të huaja në disa zona të kontrolluara nga talebanët.
Talebanët morën në kontroll vendin javën e kaluar, ku arriti kulmin me rënien e Kabulit që solli edhe rënien e qeverisë afgane.
Tani personat që kanë punuar për qeverinë apo vendet e huaja si edhe gazetarë aktivistë janë të frikësuar nga hakmarrjen dhe presin të evakuohen.
BBC raporton se ata kanë treguar frikën dhe panikun që zotëron tani vendin, por për arsye sigurie BBC ka ndryshuar emrat e personave që ka intervistuar.
-Usman, i cili punonte si përkthyes për Forcat e Armatosura Britanike ka treguar se ishte i strehuara me bashkëshorten e tij dhe disa fqinje në kohën kur kanë hyrë talebanët.
“Ata ishin duke kërkuar derë më derë. Të gjithëve na kapi paniku dhe lajmi u përhap menjëherë shtëpi më shtëpi. Një fqinj na tregoi se ata po kërkonin armë, dokumente dhe automjete qeveritare, pasi po përpiqeshin të zbulonin se kush kishte punuar për NATO-n apo qeverinë. Unë arrita të largohesha, por e di që do të vritem sepse nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Usman për BBC.
-Ndërsa Hashem, një përkthyes , ishte strehuar në një apartament në një nga qytetet më të mëdha të vendit, në kohën kur foli për BBC.
“Unë kam punuar me forcat ndërmjetësie dhe mendova se qeveritë amerikane dhe gjermane do të na ndihmonin. Më është dashur të shkatërroj të gjitha dokumentet e mia. Ne po përpiqemi të gjejmë një rrugë për tu larguar në një vend tjetër”, ka thënë ai.
Ndërkohë që evakuimet vazhdojnë, por shumë njerëz ndodhen ende në Afganistan.
Në vend nuk janë vetëm ata që kanë punuar për qeveritë ndërkombëtare që janë frikë, janë të gjithë të rrezikuar.
-Dy gra të cilat kanë punuar për një media janë fshehur sepse thonë që talebanët po i kërkojnë . “Ata kanë kërkuar në shtëpinë time dhe më kërkojnë mua dhe burrin tim”, ka treguar Aida, duke shtuar: “Kanë pyetur anëtarë të tjerë të familjes time dhe më kanë kërcënuar, thonë se kur të më gjejnë do të më vrasin. Ndihem vërtet e dëshpëruar për gjithçka që po ndodh dhe për familjen time”, ka thënë ajo.
-Nga ana tjetër Saabira thotë: “Ne nuk mund të dalim jashtë sepse talebanët janë rreth nesh. Ata po përpiqen të gjejnë njerëzit që kanë punuar për qeverinë, aktivistë, gazetarë…Jemi vërtet të shqetësuar.
Dhjetëra mësues të gjuhës angleze që punuan për këshillin britanik duke trajtuar mësuesit e shkollave afgane janë të frikësuar.
“Nuk kam meduar të shkoj në aeroportin e Kabulit. Kam fëmijë dhe nuk mund të rrezikoj jetën e tyre. Jemi të shqetësuar sepse talebanët po kërkojnë personat që ofruar shërbime për qeveritë e huaja dhe kjo na frikëson. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të marrë parasysh të gjithë punë tonë. Nëse ne mbetemi në Afganistan atëherë jeta jonë është në rrezik”, ka thënë ai./abcnews.al/