“Do të jetë sezon shumë i vështirë”, Inzaghi pas rinovimit me Inter: Duhet të punojmë shumë më tepër

schedule18:36 - 12 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 12 Korrik, 2024

Ashtu siç pritej tekniku Simone Inzaghi ka firmosur pasditen e kësaj të premteje rinovimin, me “Zikaltërit” e Inter, në krye të pankinës së të cilëve do të jetë deri në verën e viti 2026 dhe do të përfitojë plot 6.5 milionë euro në sezon dhe 2 milionë euro të tjera bonus në fiton titullin kampion të Serie.

Menjëherë pasi firmosi kontratën tekniku zhvilloi edhe një konferencë të gjatë  Tekniku mbërriti në zyrat e klubit paradite dhe firmosi kontratën e re, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, plus 3 të tjera në total bonus, teksa më pas u ndal në një konferencë të gjatë për shtyp, nga ku fillimisht foli për aventurën e tij “Zikaltër” e më pas u ndal te merkatoja e derimëtanishme e Inter, si dhe kundërshtarët për sezonin e ardhshëm.

“Kisha oferta të shumta, por zgjodha të qëndroj tek Inter, pasi jam këtu prej tre sezonesh dhe kam kaluar shumë mirë. Falënderoj shoqërinë për besimin që më dha dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim përgatitjet për sezonin e ri. Të fitosh është shumë e vështirë, por të konfirmohesh është akoma më e komplikuar, ndaj duhet të punojmë shumë më tepër.

Kemi marrë Zielinski, që e njohin të gjithë, pasi ka vite në Serinë A dhe është një futbollist me vlera të mëdha. Taremi e kemi studiuar dhe kemi pasur mundësinë ta përballojmë edhe si kundërshtar, ndërsa në portë kishim mundësi zgjedhjeje, por preferuam Martinez pasi përshtatet me idetë tona për lojën dhe ka bërë dy sezone mjaft të mira te Genoa. Dëmtimi i Buchanan na prishi pak planet, por jam i bindur qe drejtuesit do të gjejnë një zëvendësues shumë cilësor. Shpresoj që të rinjtë të arrijnë të përshtaten shpejt, pasi na pret një sezon i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë.

Milani dhe Napoli kanë trajnerë të rinj dhe do të provojnë të marrin maksimumin. Kanë entuziazëm dhe po punojnë edhe për t’u përforcuar. Nuk duhet të harrojmë as skuadra si Atalanta, që prej vitesh është aty, në nivele të larta, por edhe Bologna që do të kërkojë konfirmimin. Do të jetë sezon shumë i vështirë”,- pranoi tekniku i Inter. /i.m /abcnews.al