Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do të jetë interesante të shihet”, Kaka ka treguar se çfarë pret nga Ronaldo dhe Messi në Kupën e Botës

schedule15:56 - 11 Nëntor, 2022

schedule 15:56 - 11 Nëntor, 2022

Kupa e Botës në Katar tashmë është shumë afër dhe nuk është sekret se mund të jetë e fundit për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Superyjet shpresojnë të fitojnë turneun, duke i dhënë fund karrierës së tyre ndërkombëtare si qershia mbi tortë, pasi të dy kanë marrë trofe me ekipet kombëtare më parë, por jo Kupën e Botës.

Ish-lojtari brazilian, Kaka, është i bindur se Messi dhe Cristiano do të bëjnë gjithçka për të treguar se janë ende lojtarë të nivelit të lartë.



“Jam shumë i interesuar të shoh se çfarë rezultatesh arrijnë në Katar. Mendoj se ata do të përpiqen t’u tregojnë të gjithëve se janë ende lider në ekipet e tyre kombëtare”, tha Kaka për Mundo Deportivo.

Për Messin, sezoni aktual te PSG po shkon mirë. 35-vjeçari tashmë ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 14 asistime. Por gjithçka nuk është aq rozë për Ronaldon. Veterani deri më tani ka vetëm 3 gola në 16 ndeshje për Manchester United. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!