Në vitin 2020, Xavi ishte i emocionuar për rikthimin e mundshëm të Neymar në Barça.
“Unë do të nënshkruaja me anësorë, dikë si Neymar. Barça nuk e ka problem të luajë në qendër”, tha Xavi për Diario AS në vitin 2020.
“Nuk e di nëse ai mund të kthehet në klimën aktuale në klub, por sa i përket futbollit nuk kam asnjë dyshim se ai do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm. Unë isha me të në dhomat e zhveshjes dhe ai më duket si një person i madh. Ai ishte profesionist”.
Tre vjet më vonë, Xavi thuhet se është skeptik për rikthimin e mundshëm të brazilianit, ose sepse ai tani është tre vjet më i madh ose për ndonjë arsye tjetër, siç është mentaliteti i tij ose prirja ndaj lëndimeve.
Thuhet se lojtari i tha Paris Saint-Germain se donte të largohej, ndërsa ata e nxorën në shitje.
31-vjeçari ëndërron të kthehet te Barça. /G.D abcnews.al/