Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do të denoncoj për dhunë”, 37 vjeçari për të shpëtuar veten, vret ish partneren shtatzënë

schedule11:53 - 4 Shtator, 2023

schedule 11:53 - 4 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një person për të shpëtuar nga dënimi për dhunë në familje ka vrarë ish partneren e tij shtatzënë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Alabama ku 37 vjeçari ka pritur që ish-partnerja e tij shtatzënë të kthehej në banesë dhe më pas e ka goditur me thikë për vdekje sepse mendonte se ajo do ta akuzonte për dhunë në familje që do ta kthente në burg.

Bradley Ëayne Stokes u arrestua në Columbus, Georgia, sipas një deklarate të postuar në faqen e Sherifit të Qarkut Russell në Facebook. Ai akuzohet për vrasjen e gruas 37-vjeçare, e cila ishte në javën e tetë shtatzënë dhe u fsheh prej tij në një stacion zjarri në Alabama.



Sipas deklaratës, hetuesit e qarkut, të ndihmuar nga zyra e sherifit të qarkut fqinj, kapën të dyshuarin pas “një ndjekjeje të shkurtër të automjetit dhe këmbësorëve ” . Stokes akuzohet për vrasje dhe është në pritje të ekstradimit në kontenë Russell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!