Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do kenë një ditë shumë të lodhshme. Gjatë orëve të punës do të merreni me punë shtesë, duke përfunduar një projekt që e keni shumë për zemër. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm.
Demi
Kjo ditë do ju dhurojë emocione të shumta pozitive. Gjatë mëngjesit do mësoni një lajm që do ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të duket më e lehtë. Në mbrëmje do arrini të kaloni disa orë relaksi, bashkë me personin tuaj të zemrës, gjë që do ju lejojë të përmirësoni raporton.
Binjakët
Do të zgjoheni të shpërqendruar dhe nuk do arrini të përqendroheni gjatë pjesës më të madhe të ditës. Për këtë arsye këshillohet që të merreni me aktivitete pa shumë zarar, në mënyrë që të mos rrezikoni. Situata financiare nuk është ndër më të mirat, por nuk ka asnjë gjë për t’u frikësuar. Sa i takon shëndetit nuk paraqet shqetësim, veç bëni kujdes me ato që hani.
Gaforrja
Kjo e martë do jetë nga ato ditë që nuk do keni dëshirë që ti kujtoni. Qysh në mëngjes do të shfaqen disa probleme, të cilat do të prishin planet tuaja. Edhe gjatë pasdites gjërat nuk do të shkojnë mirë, pasi rrezikoni të ziheni me partnerin, lidhur me disa debate dhe shpenzime familjare.
Luani
Kjo ditë do jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe të zymtë, do të arrini më në fund që të keni sukses në punë. Mundohuni të merrni rezultatin maksimal. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime të mëdha. Sa i takon dashurisë, ata që janë vetëm do kenë mundësi të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Shëndeti paraqitet i mirë, veçse ju duhet të flini më shumë gjatë natës.
Virgjëresha
Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje- ngritje. Momenti më i mirë i saj, do jetë kur do mësoni se një i afërmi juaj do të bëhet së shpejti prind. Nga ana tjetër rrezikoni të grindeni me partnerin për shkak të zërave që qarkullojnë rreth jush nga gjuhët e liga. Shëndeti paraqitet i mirë, por tregoni më shumë kujdes me peshën.
Peshorja
Ka ardhur momenti për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Duhet të diskutoni me partnerin, në mënyrë që të përballoni dhe të zgjidhni problemet. Puna mund t’iu garantojë disa të ardhura të mira. Mundohuni të lëvizni më shumë, aktiviteti fizik do ju bëjë mirë.
Akrepi
Disa dilema do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës, duke u vënë përballë zgjedhjeve të vështira për të ardhmen tuaj. Mundohuni të këshilloheni me personat që ju rrethojnë. Parashikohet një krizë me partnerin, ndaj bëni mirë që të ndryshoni sjellje ndaj tij.
Shigjetari
Duhet të bëni kujdes në përballimin e situatave me të cilat do të haseni. Humbja e durimit mund të bëjë që ju të veproni në mënyrë të gabuar. Relaksohuni duke dalë me miqtë, ose duke bërë një shëtitje në ajër të pastër. Në mbrëmje mund të organizoni një surprizë për personin që doni, duke e bërë situatën vërtetë të këndshme.
Bricjapi
Gjatë kësaj të marte do të merrni disa përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh dhe do jenë vërtet pozitive. Do jeni shumë të lumtur duke kaluar disa orë në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur. Ndërkohë gjatë pasdites do mund të bëni një blerje të cilën e keni synuar prej kohësh.
Ujori
Mos i nënvlerësoni ankesat e partnerit, pasi me kalimin e kohës mund të shtohen dhe mund të çojnë drejt prishjes së lidhjes tuaj. Në punë tregohuni gjithmonë ambicioz, në mënyrë që të arrini objektivat tuaj. një propozim në punë, do rezultojë thjesht një mashtrim.
Peshqit
Nuk do të jeni në gjendje aspak të mirë. Sistemi juaj imunitar ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe rrezikoni të prekeni nga ndonjë virozë e stinës. Relaksohuni duke qëndruar në shtëpi me njerëzit tuaj të dashur, pasi qetësia është ajo që ju duhet në këtë moment. Do të doni të rikuperoni raportin me një njeriun tuaj të dashur, por nuk ka ardhur ende momenti./Abcnews.al/