“Do ta pësojë si ai i Elbasanit”, Meta: Mziu gaboi, por të vazhdojë fushatën në Dibër

schedule21:31 - 23 Prill, 2021

schedule 21:31 - 23 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke komentuar deklaratën e drejtuesit të PD-së në Dibër Xhelal Mziu, i cili u procedua penalisht pasi u bëri thirrje qytetarëve që nëse shikonin çdo person të dyshimtë sa i takon blerjes së votave, ta raportonin te grupet e posaçme që PD-ja ka ngritur dhe do ta pësonte njëlloj si ai në Elbasan, duke iu referuar kështu ngjarjes së rëndë, në të cilën humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Kreu i shtetit tha se Mziu ka gabuar, por i kërkoi që të vijonte fushatën. “E para zoti Mziu ka bërë gabim nëse ka bërë atë deklaratë, e dyta ka kërkuar ndjesë, e treta të vazhdojë fushatën dhe së katërti SPAK të merret me Ramën. Unë e di që SPAK nuk e arreston dot Ramën, por të paktën atë të AKSHI-t ta arrestojë” tha Meta te SyriTv. Mziu kërkoi falje, por Edi Rama u shpreh se ndjesa e tij nuk i duhet as dreqit.

Presidenti nuk ka besim që vrasja në Elbasan do të zbardhet. “Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi për zbardhjen e ngjarjes, pasi marrin pjesë në fushatë, kanë një kandidat. Si filloi ngjarja, si vazhdoi, dhe cilët janë të përfshirë, ata kanë pasur precedent penal, a kanë qenë aty drejtues të policisë, kush kishte arme me dhe pa leje, kush goditi i pari? Unë nuk kam marrë përgjigje, kur ti marrim në maj kur të vriten të tjerë” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!