“Do ta ndjek ndeshjen si spektator”, trajneri Xega kërkon falje

schedule16:45 - 5 Maj, 2023

schedule 16:45 - 5 Maj, 2023

Trajneri i ekipit të volejbollit “Korça Volley”, Romeo Xega ka kërkuar falje për shpullën që i dha lojtares së ekipit të tij, gjatë një pushimi ndeshjeje. Pamjet u bënë virale dhe nxitën gjithashtu dhe një reagim të Federatës së Volejbollit.

Xega kërkon falje për veprimin e tij dhe thotë se në ndeshjen e së dielës do ta ndjekë ekipin e tij si spektator, në shenjë pendese. Mirëpo, pak minuta më parë Federata e Volejbollit ka bërë të ditur se ndaj trajnerit korçar është marrë masa ekstreme e përjashtimit përjetë nga ky sport.

“Te dashur miq, trajnere dhe dashamires te volejbollit. Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj, dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind, trajner edukator, mesuese.

T’ju kërkoj falje për shqetësimin që u krijua për të gjithë ne, mua lojtareve dhe opinionit publik. Dhe që në takimin final ditën e dielë nuk do ta drejtoj por do jem në postin e spektatorit. Ekipi qe unë drejtoj do ta luajë takimin pa trajner në shenje falje, pendese”, shkruan trajneri Romeo Xega./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!