“Do ta merrnin peng Live”, detaje nga komploti i rrëmbimit të ministrit të Shëndetësisë në Gjermani, plani për Olaf Scholtz

schedule19:31 - 28 Nëntor, 2022

schedule 19:31 - 28 Nëntor, 2022

Mediet gjermane kanë publikuar detajet e reja në lidhje me planin e një organizate ekstremiste e cila është shpërbërë, për rrëmbimin e ministrit të Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe përmbysjen e qeverisë gjermane.

Sipas njoftimit të gjykatës federale, një oficer special i policisë nga Divizioni Kriminal i Rheinland Pfalz ka “bashkëpunuar” me organizatën në fjalë midis nëntorit 2021 dhe prillit 2022 dhe mori pjesë në shkëmbimin e mesazheve midis anëtarëve të saj në platformën Telegram.

Autoritetet tani dinë detaje të planeve për një ndërprerje të gjerë dy-javore që mund të çojë në një grusht shteti dhe rrëmbimin e Lauterbach. Sipas tyre rrëmbimi i ministrit do të ndodhte një emision televiziv, para kamerave.

Lexo edhe: Komploti për rrëmbimin e ministrit gjerman të shëndetësisë, në pranga 4 persona

Katër personat e përfshirë në organizatë, të gjithë shtetas gjermanë u arrestuan prillin e kaluar pasi njëri prej tyre takoi oficerin dhe diskutoi me të një marrëveshje armësh.

Një person tjetër, një mësues në pension nga Saksonia, me pozicion të lartë në organizatë u arrestua në tetor.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri, municion, para të gatshme, shufra ari, monedha argjendi dhe valuta të huaja, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Plani për të shfaqur sozitë e Steinmeier dhe Scholz.

Një nga të arrestuarit ka dëshmuar se planet e grupit përfshinin edhe marrjen peng të presidentit federal Frank-Ëalter Steinmeier dhe kancelarit gjerman Olaf Solz dhe më pas të nxirrnin sozitë e tyre për tu marrë me politikat e jashtme të vendit.

Anëtarët e organizatës janë të lidhur me lëvizjen protestuese kundër kufizimeve të coronavirusit dhe me lëvizjen Qytetarët e Rajhut, e cila kundërshton legjitimitetin e kushtetutës gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore dhe si rrjedhojë, qeverisë aktuale.

Autoritetet thanë se qëllimi i grupit ishte të shkatërronte objektet e furnizimit me energji elektrike dhe të shkaktonte një ndërprerje të gjatë në të gjithë vendin, me synimin për të krijuar kushte të ngjashme me luftën civile dhe përfundimisht për të përmbysur sistemin demokratik të vendit.