Mbrojtësi turk i Juventusit, Merih Demiral, pësoi një dëmtim të rëndë në takimin kundër Romës. Kjo ndeshje, nisi shumë mirë për futbollistin e talentuar, i cili shënoi që në minutën e tretë të sfidës. Megjithatë, ai u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua De Ligt.
Juventusi konfirmoi pas ndeshjes ndaj Romës se Merih Demiral ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë deri në 6 muaj. Mbrojtësi turk ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Tëitter për të falënderuar të gjithë për urimet që ka marrë, si dhe pati një premtim për tifozët juventinë.
“Do doja të falënderoja të gjithë ata që më mbështetën pas dëmtimit tim. Të jeni të sigurt që do të rikthehem edhe më i fortë”, shkroi Demiral. Turku po bënte ndeshje të shkëlqyera dhe arriti të lërë në stol dhe talentin holandez, Mathijs De Ligt./abcnews.al
Dün yaşadığım talihsiz sakatlığın ardından desteklerini esirgemeyip yanımda olan herkese çok teşekkür ederim. Avrupa Şampiyonası’nda görüşmek üzere?? #FinoAllaFine I’d like to thank everyone for their support after my injury. You can be sure that I will come back even stronger! pic.twitter.com/wjnonDkWGX
— Merih Demiral (@Merihdemiral) January 13, 2020