Lautaro Martinez është një nga emrat më të përfolur të merkatos. Atletico Madrid dhe disa klube të Premier League janë interesuar për shërbimet e yllit argjentinas, por duket se tashmë ai ka vendosur të qëndrojë te Interi, për t’u bërë sulmuesi kryesor i zikaltërve.
Lajmin e bën të ditur vetë agjenti i tij, i cili muaj më parë kishte paralajmëruar lëvizjen e Lautaros, por tashmë situata ka ndryshuar. Alejandro Camano tregon se të mërkurën do takojë drejtuesit e Interit për të folur për rinovimin e Lautaros me Interin.
“Lautaro dëshiron të qëndrojë në Inter, beson te projekti i Interit dhe dëshiron të fitojë. Kam planifikuar një takim me Interin të mërkurën për të folur për situatën e kontratës së lojtarit tim. Klubet e Premier League e donin atë, por ai tani është i gatshëm të qëndrojë ”, tha ai. /abcnews.al

