“Do qëndroj besnike”, betohet para presidentit anëtarja e shtatë e Kushtetueses, Sonila Bejtja

schedule14:35 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:35 - 29 Dhjetor, 2020

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Bejtja e cila është anëtarja e shtatë e Kushtetueses, u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Zv/kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!