“Do përfundojnë poshtë gomave të makinës”: Nënkomisarja e Policisë në Elbasan kërcënon gazetarët. “Të na hanë … se kemi të shijshëm”

schedule22:27 - 18 Gusht, 2022

schedule 22:27 - 18 Gusht, 2022

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Lexo edhe: “O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?” Policja e famshme me gjarpër në shtëpi fyen punonjësit e medias pas vrasjes së mbrëmshme

Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Më poshtë, komunikimi publik në Instagram i Nënkomisares Anisa Kostani dhe mikeshës së saj mbi punonjësit e medias:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!