Do ngjitesh të aktrosh në skenën e teatrit të ri? Neritan Liçaj jep përgjigjen emocionuese

schedule21:45 - 20 Maj, 2020

schedule 21:45 - 20 Maj, 2020

I ftuar në “Byro Politike”, aktori Neritan Liçaj foli për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Mes të tjerash, Liçaj iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarit Fatos Harkorja.

Ky i fundit e pyeti aktorin se nëse do të ngjitej të aktronte në skenën e teatrit të ri, nëse gjërat nuk shkojnë ashti siç kërkojnë artistët.

Liçaj tha se këtë pyetje ia ka bërë edhe vetes, ndërsa ende nuk ka një përgjigje. Mirëpo, aktori tha se do të performonte për publikun edhe nëse ngelet vetëm 1 metër katror skenë.

Fatos Harkorja: Le të supozojmë që teatri i ri do të ndërtohet, Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër, Veliaj nuk do të jetë më kryetar bashkie, opozita nuk ka për ta prishur më dot ndërtesën e re sepse gjërat harrohen, ju vetë si aktor a do të ngjiteni ndonjëherë në këtë skenë të retë teatrit?

Neritan Liçaj: Pyetje shumë e bukur. Edhe unë ia kam bërë këto ditë këtë pyetje vetes. Të them të drejtën akoma nuk e kam gjetur përgjigjen. Teatri ka lindur nga nevoja e brendshme e individit për të thënë sa gjëra të vetat. Është një mrekulli, prandaj gjithsesi ai është kumti. Në fund fare kur e gjithë kjo batërdi të mbarojë unë do kthehen atë që dua të bëj. Më pëlqen vërtet të bëj teatër, sikur edhe 1 m skenë të ngelet, jo vetëm në Tiranë, unë do të hipi të luaj se është shumë bukur të bësh teatër. Janë ata aty poshtë që të ndjekin, ju e merrni me mend se çfarë ndjesie të jep ajo frymëmarrje.

Fatos Harkorja: Nuk do ta bojkotoni një pjellë të krimit, për shkak se ju konsideroni se është bërë një krim?

Neritan Liçaj: Unë uroj me gjithë shpirt që teatri të bëhet siç ishte. Se ka vend për të bërë teatër plot.

/abcnews.al