Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do më pëlqente të drejtoja një klub”, Shevchenko flet pas fitores me Zvicrën

schedule18:58 - 4 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 4 Shtator, 2020

Andriy Shevchenko drejton Ukrainën prej korrikut të vitit 2016 dhe ka bërë një punë shumë të mirë në stolin e kombëtares së tij. Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit dhe idhulli i tifozëve kuqezi, ka folur rreth së ardhmes pas fitores 2-1 të mbrëmjes së kaluar kundër Zvicrës.

Disa herë është përfolur emri i tij për marrjen e drejtimit të Milanit, klub në të cilin kaloi vitet më të arta të karrierës dhe fitoi gjithçka, mbi të gjitha Champions League dhe “Topin e Artë”.

UKRAINË-ZVICËR



Sigurisht që do të më pëlqente të drejtoja një klub. Të jesh çdo ditë në kontakt me lojtarët është shumë e mirë për një trajner. Duhet të hedhësh hapa para nga dita në ditë.

Për momentin jam i përqendruar për të dërguar përpara projektin me kombëtaren, pastaj është e rëndësishme të kesh një mundësi për të drejtuar një klub“, deklaron Sheva. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!