Do marrë ndonjëherë pjesë? Ronela: Më e vështirë të fitoj festivalin e fundvitit, sesa Eurovizionin

schedule21:55 - 5 Qershor, 2021

schedule 21:55 - 5 Qershor, 2021

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, ku këngët e saj kthehen gjithmonë në hite.

Karriera e saj 20 vjeçare në muzikë përfshin edhe pjesëmarrjen në shumë komepticione dhe festivale të ndryshme në muzikë, por e ka menduar ndonjëherë Ronela të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion?

E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” me Jonida Shehun, Ronela është shprehur se dëshiron shumë të marrë pjesë në Eurovizion, por dyshon se festivali i këngës do ta shpallë fituese.

“Dëshira është shumë e madhe, sepse më pëlqejnë shumë skenat e mëdha dhe mendoj që unë jam e lindur për jashtë”, tha ajo duke qeshur.

Ndërkaq, Ronela shtoi se nëse do të shkonte, do preferonte një këngë e natyrës së saj, ritmike dhe jo baladë.

“Nëse unë do të shkoja ndonjëherë në festival do shkoja me veten time, sepse atë dua të paraqes dhe nuk e shoh veten kurrë me baladë. Do doja shumë, por ndonjëherë më duket më e vështirë të fitoj festivalin e fundvitit, sesa Eurovizionin. Kjo është arsyeja që më ka mbajtur peng”, ka shtuar Ronela Hajati. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!