“Do marr protezat e Pistorius”, ish-lojtari i Interit humb gjymtyrët nga sëmundja

schedule16:14 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:14 - 22 Dhjetor, 2020

Mauro Bellugi osh-mbrojtësi i Interit dhe klubeve si Napoli, Bologna e Pistoiese ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, kur i është dashur të presë, apo amputojë në gjuhën mjekësore dy këmbët e tij, pas sëmundjeve, që i rrezikonin jetën.

 

70-vjeçari së fundmi ishte i shtruar në spital sepse u infektua edhe nga Covid-19, por në asnjë moment nuk u dorëzua, por vendosi të porosisë protezat më të mira në treg, saktësisht si të Oscar Pistorius, ish-atletit të Afrikës së Jugut, që mori pjesë në Lojërat Olimpike 2012.

“Do të marr si protezat e Pistorius, kështu që do ju kaloj ju në korridoret e studiove televizive. Mjekët më hoqën këmbën me të cilën shënova ndaj Borussia Mönchengladbach”, u shpreh Bellugi për mediet.

 

Finale Europacup I in Feijenoord stadion: Ajax tegen Inter Milaan 2-0; Piet Keizer in aktie
*31 mei 1972

Gjatë karrierës së tij Bellugi ka shënuar vetëm një gol, atë ndaj Borussia M’Gladbach më 3 nëntor 1971, me ndeshjen që mbyllej 4-2 për Interin. Ai ka luajtur edhe me kombëtaren e Italisë dhe numëron 32 ndeshje me kombëtaren përtej Adriatikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!