Argjend Mustafa, mesfushori dardan që ka provuar të luajë në Superiore me Skënderbeun, ka treguar një histori interesante për “GazetaBlic Sport”, në rrëfimet e karantinës. Ngjarja ka ndodhur 10 vite më parë dhe mesfushori qendror ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit.

“Gjatë kohës kur kemi qenë me Ballkanin në Superligë, në vitin 2010, kishim një ndeshje mjaft interesante me klubin e Prishtinës. Trajner i yni në atë kohë ishte Zymer Elshani. Para ndeshjes filloi të na tregojë formacionin.
Trajnerin e kishin kapluar emocionet dhe para fillimit të ndeshjes na tha se sot do të luajmë me rreshtimin 4-4-3! Për një moment të gjithë mbetëm të shtangur dhe nuk folëm. Pas pak çastesh, lojtari ynë, Fillim Guraziu. e ndërpreu dhe tha: ‘Trajner, duhet ta heqim një’. Në ato momente filluam të qeshim të gjithë”, tregon Mustafa. /abcnews.al

