Joshua Zirkzee është përforcimi i fundit i Parmës. Klubi italian arriti akordin me Bayern Munchen për huazimin e 19-vjeçari holandez deri në fund të sezonit. Parma ka mundësinë e blerjes së qendërsulmuesit në verë për shumën e 15 milion eurove.
Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick e mohoi kalimin e lojtarit në Serie A, por Zirkzee ka konfirmuar gjithçka në një prononcim për Bild. “U desh pak kohë, por jam i lumtur që transferimi im në Serie A u finalizua.
Mendoj se do të kem mundësinë të rritem te Parma dhe shpresoj të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur“, deklaroi Zirkzee, i cili shpreson të ndihmojë Parmën për të qëndruar në elitën e futbollit italian. /abcnews.al