Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do kryenin gjueti të paligjshme/ Mirditë, procedohen penalisht tre persona

schedule10:54 - 17 Nëntor, 2025

schedule 10:54 - 17 Nëntor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, në fshatin Arrëz, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që tentonin të kryenin gjueti të paligjshme. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatuan 4 qen gjahu, 3 armë gjahu, fishekë për to dhe 1 automjet.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

Ç. L., 46 vjeç, A. P., 45 vjeç dhe B. P., 41 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!