“Do kontriboj për qëndrimin në Serie A”, Manaj: Liga më e vështirë në botë

schedule18:58 - 14 Shtator, 2021

schedule 18:58 - 14 Shtator, 2021

Rey Manaj është prezantuar te Spezia.

Shqiptari erdhi nga Barcelona në  huazim për një vit.

Në  falët e para si lojtar i klubit të  Serie A Manaj u shpreh se do të  ndihmojë  ekipin të  mbijetojë  në  Serie A.

“Çdo përvojë është ajo e duhura, mund të kisha qëndruar në Barcelonë, por më pëlqeu sfida që Spezia më ofroi. Shpresoj të jem në gjendje të konfirmohem në këtë aventurë duke nisur që nuka kjo e dielë”.

Manaj do të ketë fanellën me numrin 9 te Spezia dhe do të luajë shanset për një vend titullari me Nzola, Strelec e Antiste por lojtari shqiptar i ka idetë e qarta.

“Konkurrenca është shumë e rëndësishme, sepse të shtyn të japësh diçka më shumë. Në ato pak ditë që isha këtu, pashë djem të motivuar që duan të arrijnë objektivat. Ne do të përpiqemi t’i arrijmë të gjitha së bashku. Motta në dhomat e zhveshjes na ndihmon të japim 120%, ndoshta jashtë ai duket i qetë. Serie A është një nga ligat më të vështira në botë dhe mbijetesa mund të arrihet vetëm me angazhimin e të gjithëve, por besoj se është brenda mundësive tona. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe të jemi të uritur për fitore”, deklaroi Manaj në fjalët e tij gjatë konferencës për shtyp. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!