“Do kemi uljet dhe ngritjet tona, por do t’i përballojmë”, urimi i Xhensilës për Besin është më i ndjeri

schedule11:11 - 20 Nëntor, 2022

schedule 11:11 - 20 Nëntor, 2022

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Xhensila. Ajo ka publikuar në Instagram, dy foto, në njërën shfaqen së bashku familja dhe një tjetër, ku është Besi vetëm me vajzën, Ajka.

Këngëtarja i ka shoqëruar me një dedikim shumë të ndjerë dhe prekës. Ajo ndër të tjera thotë se pavarësisht gjithçkaje, do t’i qendrojë pranë gjithmonë.

Kujtojmë që gjatë intervistës së fundit, Xhensila tregoi se çifti ka në planet e afërta të zgjerojë familjen me një tjetër fëmijë.

Postimi i plotë:

Gezuar Diten e Lindjes Burri qe eshte, dhe do jete ne krahun tim pergjithmone!
Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona por do perballojme cdo test kohe si gjithmone.
Ne fund te cdo dite ajo cfare dua eshte “perqafimi yt”.
Dua te shoh ty kur mbyll syte per te fjetur, dhe dua qe duart tona te rrine te shtrenguara nderkohe qe ne fleme.
Nuk te premtoj qe do kete “DIELL” gjithmone ,por te premtoj Dashurine,besnikerine dhe perkushtimin tim…
Te premtoj qe do jem ketu per te te degjuar,per te ngritur dolli se bashku dhe per te qene “familja jone ” deri ne frymen e fundit!
GEZUAR BURR! GEZUAR SHOK! GEZUAR BABI ME I MIR NE BOTE,GEZUAR BES KALLAKU! TE DUA./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!