Do kalonte kufirin me pasaportë false, kapet mat 28-vjeçari në Muriqan

schedule11:58 - 18 Mars, 2021

schedule 11:58 - 18 Mars, 2021

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar, i cili u përpoq që të kalonte kufirin me pasaportë false.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Njoftimi i plotë:

Paraqiti pasaportë të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. J., 28 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!