Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do jetë me ne, por nuk do luajë në finale”, Solskjaer konfirmon mungesën e madhe

schedule15:14 - 21 Maj, 2021

schedule 15:14 - 21 Maj, 2021

Harry Maguire pësoi një dëmtim në ligament në ndeshjen e këtij muaji ndaj Aston Villas në Premier League dhe prej më shumë se 12 ditësh ai nuk stërvitet. Sfida më e madhe e anglezit është pjesëmarrja në finalen e Europa League ndaj Villarreal pas 5 ditësh.

Trajneri i Manchester United, Olle Gunnar Solskjaer foli për gjendjen e kapitenit dhe tregoi se është thuajse e pamundur që Maguire të jetë në finale, por do e shoqërojë ekipin, pasi siç e thotë vetë trajneri, është shumë i rëndësishëm për moralin e skuadrës.

“Maguire po ecën, por është rrugë e gjatë nga ecja në vrapim, kështu që nuk mendoj se do e shohim në finalen e Gdanksut, jo. Siç e kam thënë më parë, do i jap atij kohë deri të martën në mbrëmje, seancën e fundit stërvitore dhe ai do përpiqet të jetë në skuadër. Ai po përmirësohet, por ligamentet kërkojnë kohë për t’u shëruar.

 

Ai është person shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, një lider. Para se të lejoheshin tifozët në stadium, mendoj se e keni dëgjuar të gjithë nga tribunat. Kështu, ai do të vijë, do të jetë në dhomën e zhveshjes dhe do të sigurohet që të gjithë janë gati për finalen”, u shpreh Solskjaer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!