Milaim Zeka, politikani i njohur shqiptar nga Kosova, është i ftuar special në emisionin “Pressing” në ABC News. “Shqipëria dhe Kosova nuk po funksion. Me Çekinë Kosova ishte ‘offside’. Me Anglinë u paraqitëm mirë, edhe pse pësuam katër gola.
Problemet nisin nga organizimi i federatës, me tifozët. Shtypi botëror e ka thënë se Kosova në vitin 2025 do jetë Brazili i Europës. Shqipëri kush do jetë? Do jetë Polonia (qesh). Jam 99% i bindur se do shkojmë në Europian. Maqedoninë e Veriut do e mundim me sy mbyllur”.
Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Ervin Bulku, shtoi: “Kosova ka lojtarë të mirë, edhe ne. Diferenca mund të jetë mes ndonjë reparti. Shpresoj të kualifikohemi në një Europian të dyja dhe shqiptarët të gëzojnë të gjithë. Do bëja gabim të thosha ku janë ata më mirë. Jemi ekipe që po rritemi, po rinovohemi, trajnerët po bëjnë mirë. Uroj të vazhdojmë kështu”. /abcnews.al