Meta tregon nëse do të dorëhiqet për të marrë ministrinë e Brendshme

schedule11:20 - 18 Shtator, 2020

schedule 11:20 - 18 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp nga Presidenca i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me komentet që kanë qarkulluar së fundmi.

Së fundin media ka qarkulluar lajmi se Meta do të japë dorëheqjen si president për të marrë një post qeveritar pas zgjedhjeve.

Vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë pak ditë më parë duke komentuar këto lajme u shpreh se Metës do t’i përshtatej posti i ministrit të Brendshëm.

Mirëpo, lidhur për këto zëra, kreu i shtetit tha se do të mbajë premtimin për të qëndruar deri në 24 korrik 2020 në Presidencë.

Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën të lija edhe postin e presidentit që të gjeje një zgjidhje për vendin. Por dua t’ju siguroj pa hyrë në komente që kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga çështja e garantimit të zgjedhjeve të lira, t’ju them se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri në 4 kori 22 do të jetë kështjellë e pamposhtur do ta mbaj edhe në të gjithë mënyra. Për këtë të jeni të qetë. Deri në 24 korrik, por ky nuk është problemi i vetëm edhe gjatë viteve ka qenë institucion që e ka mbrojtur kushtetutën. Për sa i takon cështjes së zgjedhjeve për muaj ka vetëm një gjë rëndësi të jenë të lira dhe të ndershme. Vetë kushte  e BE e kanë një kërkesë ulimative”, u shpreh Meta.

Më tej Meta bëri thirrje që të mos devijohet nga marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, duke iu drejtuar konkretisht mazhorancës.

Presidenri tha se mbështet opozitën për hapjen e listave 100%, ndërsa i kërkoi mazhorancës që të mos bëhet pengesë.

Të mos devijojnë as  1 mm nga marrëveshja e 5 qershorit. Përshëndes opozitën që kanë qenë për hapjen e listave 100%. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron ti hapë listat për vetë ti bëjë të mbyllura por nuk ka pse të pengojë forcat e tjera. Nëse do të kemi një shkeljet njëanshme atëherë është e qartë që kemi tentativë për pushtetin dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, deklaroi Meta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!