Florian Marku arriti një fitore të madhe ndaj Rylan Charlton, duke u konfirmuar edhe një herë si një nga më të mirët në Angli dhe i dhënë mundësinë vetes të ngjisë një tjetër shkallë në boksin anglez.
Sot ai ka publikuar një video emocionuese në internet, ku shfaqet biseda e tij me Rylan Charlton para ndeshjes, teksa gjithë fjalët e Markut në atë intervistë u materializuan në ring, ku kundërshtari u dorëzua në raundin e nëntë.
Në përshkrimin e videos Marku shpall ëndrrën e tij, ku shkruan: “Unë ju premtoj të gjithëve se do jap shpirtin derisa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”. /abcnews.al