“Do izolojnë qytete e do mbjellin uri,” studiuesi britanik bën parashikimin e zymtë për luftën në Ukrainë

schedule11:43 - 21 Mars, 2022

schedule 11:43 - 21 Mars, 2022

Dr. Jack Watling, studiues i luftërave në institutin e mbrojtjes në Londër ka dhënë sot një pasqyrë të asaj që analistët ushtarakë thonë se po ndodh në Ukrainë.

“Ndërsa forcat ushtarake përparojnë, ato padyshim ‘digjen’ përmes karburanteve, municioneve, furnizimeve…Dhe ndërsa ata kanë shumë furnizime me vete, mund të vazhdojnë të përparojnë, por pastaj arrin në një pikë ku pret që furnizimet të mbërrijnë. Dhe pastaj çdo dërgesë që vjen është vetëm një sasi e kufizuar…,” shpjegoi në programin Today të BBC Radio 4.

Watling u shpreh se ajo që po shohim tani është një faze tranzitore nga momenti kur rusët kishin burime të shumta në momentin kur ato burime që kanë duhet “t’i përqendrojnë dhe përdorin si duhet.”

“Ata po mundohen të sajojnë pozicione rreth Kievit, po i vinë rrotull Kharkivit dhe Mariupoli është synimi kryesor për momentin. Tani nëse Mariupoli bie, vëmendja e tyre do të fokusohet diku tjetër. Kështu që unë mendoj se ajo që do të shohim është një fushatë shumë më e vazhdueshme nga rusët.”

Ai shton se rusët do të përpiqen të izolojnë secilin objektiv me radhë, të mbjellin uri në një qytet e më pas të kalojnë në tjetrin.

Sipas Dr. Jack Watling, lufta po kalon në një fazë shumë më të ngadaltë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!