“Do iu bëj krenar si Luiza”, Marku: Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët

schedule11:30 - 23 Gusht, 2022

schedule 11:30 - 23 Gusht, 2022

Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez do të ndeshen mes tyre më 25 gusht në “Air Albania” për titullin WBC Silver. Një duel i veçantë ky për boksierin shqiptarë, i cili do të ketë fatin të fitojë këtë medalje para tifozëve të tij në Tiranë.

Përpara kësaj përballje, Marku ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka theksuar se vetëm nëse do ta nxjerrin me barelë se ndryshe nuk e pranon humbje, ndërsa ndër të tjera ka theksuar se guximin e ka pasur që kur ka lindur, ndaj sot është bërë ai që është pasi me punë ia del gjithmonë.

“Guximin e kam pasur që kur kam lindur. E kam ëndërruar të ndeshem në këtë stadium. Nuk është asgjë fat, është punë dhe sakrificë. Ia del në fund. Vetëm me barelë po me nxori kundërshtari, ndryshe nuk e pranoj humbjen. Do bëj maksimumin të fitoj”

Çdo brez, çdo ndeshje është e njëjtë. Ky brez më çon drejt majave. Kam fituar titullin IBF dhe kam dëshirë ta shtoj koleksionin e rripave në shtëpinë time.

Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet.

Nuk kam fare emocione, mezi pres t’ju shoh. Kjo është jeta ime, kam sakrifikuar. Do jetë nata ime dhe nuk kam fare emocione.

Është krenari të kem foton time pranë Mohamed Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë.

Kur arrin diku, të gjithë nuk të përkrahin. Pa u bërë i njohur të përkrahin. I uroj suksese Luiza Gegës, na ka bërë krenar, siç do bëj edhe unë të enjten.

Ky është sport që do vetëbesim. Duhet të besosh. Respekte për Ramirez. Ai ka shansin të ndryshojë jeta. Kundërshtarët nuk e dinë çfarë i pret, unë nuk dorëzohem. Miguel do e shohë se jam ndryshe nga të tjerat.

Miguel ka eksperiencë, ka dyfishin e ndeshjeve të mia. Por kam pasur ndeshje në Kafaz e kikbox. Kam humbur herën e fundit kur isha 16 vjeç. Të përgatitet për një natë të paharrueshme. Ju premtoj që nuk do e harrojë kurrë”, ka deklaruar Marku.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!