“Do isha një lojtar premtues te Milani”, një veteran tallet me kuqezinjtë

schedule13:19 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 18 Qershor, 2020

Milani është një nga klubet më të mëdha të historisë së futbollit, por kuqezinjtë ndodhen prej rreth një dekade në krizë totale. Për fitim trofesh nuk diskutohet, teksa skuadra e famshme italiane nuk po ia del dot as të kualifikohet në Champions League.

Dani Alves ka përfituar të tallet me Milanin me një batutë të bërë për Hoy No Se Sale. Lojtari më fitues në histori (42 trofe), aktualisht pjesë e Sao Paulo në Brazil, nuk ka ndërmend të ndalet, edhe pse është 37 vjeç.

Unë do të isha një futbollist premtues te Milani i sotëm. Mosha është vetëm një numër dhe unë kam ende dëshirë të luftoj dhe të luaj futboll. Më parë vrapoja 12 km për ndeshje, por gjëja më e zgjuar është të vraposh 8 km për ndeshje.

Për diçka jam shumë i sigurt: nuk dua të turpërohem në fushën e blertë. Tërheqja? Do të ndodhë kur të mos e ndjej më veten në gjendje për të luajtur“, deklaron braziliani i njohur. /abcnews.al

 

Dani Alves dhe Neymar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!