“Do i japë frymë rimëkëmbjes së turizmit”, Blendi Klosi takon homologun grek: Garantohet lëvizjen e lirë në kufi

schedule13:47 - 21 Maj, 2021

schedule 13:47 - 21 Maj, 2021

Greqia ka garantuar lëvizjen e lirë në kufi. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Turizmi, Blendi Klosi i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Haris Theocharis.

Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit”, shkruan Klosi. /abcnews.al/