Greqia ka garantuar lëvizjen e lirë në kufi. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Turizmi, Blendi Klosi i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Haris Theocharis.
Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID.
“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit”, shkruan Klosi. /abcnews.al/