“Do i duken ndeshjet si beteja, Lukaku do vuajë”, mjeku belg tremb Interin

schedule13:57 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:57 - 4 Qershor, 2020

Kristof Sas ka trembur Interin me deklaratën e fundit. Mjeku i Anderlecht ka analizuar situatën e krijuar në futboll. Koronavirusi pezulloi gjithçka, lojtarët qëndruan një kohë të gjatë pushim dhe tani do u duhet të luajnë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër.

Sas e sheh problematike situatën e Romelu Lukakut, bomberit të Interit. Belgu po kalonte një formë shumë të mirë dhe ka shënuar 23 gola këtë sezon me zikaltrit. Tani do vuajë, kështu mendon mjeku, i cili analizon mendimin e tij për sporza.be.

Lojtarët do e kenë të vështirë të luajnë kaq shumë ndeshje në një kohë të shkurtër. Do e ndjejnë te trupi i tyre, sidomos pas kohës së gjatë që kanë qëndruar pa luajtur. Lukaku është stërvitur në një ndërtesë dhe nuk do ketë kohë të përshtatet me ritmin e ndeshjeve.

Besoj se do t’i ndikojë veçanërisht në lëvizjet e tij klasike, si në sprinte, kthesat dhe reagimet, si dhe në pasimin e topit për shokët e skuadrës. Do i duket sikur do të shkojë në luftë dhe rrezikohet të dëmtohet shumë shpejt.

Koha e qëndruar pushim, ndikon që të humbasësh forcën, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Duhet nxehur muskujt, por kjo duhet të ndodhë në mënyrë të kontrolluar dhe pa u nxituar. Është jo optimale nga ana shëndetësore zhvillimi i kaq shumë ndeshjeve“, përfundon Sas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!