Do të humben plot 1 miliard sterlina, por klubet e Premier League nuk pyesin: Sezoni aktual do të përfundojë! Pas një takimi plot 2 orë të gjatë, është marrë vendimi për sezonin aktual.
20 përfaqësues të klubeve kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon të luhen, duke mos vendosur as një afat përfundimtar. Duket se ekipet angleze duan me çdo kusht që ky sezon të kompletohet.
Nuk dihet si ky vendim do të ndikojë në kompeticionet europiane, pasi UEFA vendosi afatin 3 gusht si përfundimtarin. Gjithsesi, në Angli shpresojnë që futbolli të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse luhet me dyer të mbyllura./abcnews.al
Premier League clubs committed to finishing season as no deadline set at meeting https://t.co/6NpkzGUqrR pic.twitter.com/C4azwigqgf
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 17, 2020