“Do hapni TV dhe do ta kuptoni”, Jorgo Pulla zbulon datat pozitive dhe negative për muajin prill

schedule11:45 - 31 Mars, 2023

schedule 11:45 - 31 Mars, 2023

Pas parashikimit të muajit prill për të 12-ta shenjat e Horoskopit, astrologu i njohur, Jorgo Pulla zbuloi në “ABC e Mëngjesit” edhe datat më fatsjellëse. Ai tregoi fillimisht datat ‘negative’, që të gjitha shenjat duhet të bëjnë kujdes dhe më pas u ndal te ato pozitivet. Sakaq, astrologu paralajmëroi se në datën 20 prill do të bëhet nami, sidomos në periudhën nga 20 me 30 do kuptohet më konkretisht.

LEXO EDHE: Horoskopi mujor për muajin prill, Jorgo Pulla zbulon çfarë do të ndodhë me çdo shenjë

“Datat negative janë 1, 7, 15 dhe 19, në lidhje me kontrata pune dhe nisma të reja duhet të mendoheni mirë të gjitha shenjat e Horoskopit.

Data pozitive janë data 6, 10 dhe 19-20 deri në datën 30 është mjalti për të gjitha shenjat. Në datën 20 do të bëhet nami, në 20 me 30 do hapni televizorin dhe do të kuptoni. Plus gjëra të tjera, do të shikojmë, si ka mundësi sa i mirë ka qenë filani, ça u bë kështu”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!