Do festonte festat e fundvitit në atdhe, ndërron jetë në aksident futbollisti 24-vjeçar

schedule14:04 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 14:04 - 29 Dhjetor, 2022

Shendrit Ameti luante në Gjermani me ekipin e katërt të Munchen 1860 prej vitit 2019. Si çdo shqiptar, ai kishte vendosur të kthehej në shtëpi për të festuar festat e fundvitit.

Shendriti po udhëtonte drejt Kosovës bashkë me nënën dhe vëllanë e tij, ndërkohë që ka goditur mjetin me të cilin po udhëtonin në kufirin Serbi-Kosovë.

Përplasja ka rezultuar fatale për futbollistin, ai ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, teksa edhe dy familjarët e tij ndodhën në gjendje të rëndë. Shoferi i kamionit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Jemi të tronditur nga lajmi i vdekjes së Ametit. Munchen 1860 mban zi për humbjen e tij. Natyra e tij miqësore dhe e pëlqyeshme do të mbahen mend gjithmonë nga të gjithë ata që e njohën.

Ne i përulemi Shendritit në shenjë mirënjohjeje dhe respekti. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendrit dhe të gjithë ata që vajtojnë vdekjen e tij”, lexohet në postimin ngushëllues të klubit gjerman./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!