“Do e pësojnë si ai i Elbasanit”, Xhelal Mziu pendohet për deklaratën: Kisha emocione të forta

schedule11:11 - 23 Prill, 2021

schedule 11:11 - 23 Prill, 2021

Kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu  është përnduar për thirrjen që bëri ditën e djeshme nga Dibra ku u shpreh se ata që do të tentojnë të blejnë votën do e pësojnë si ata në Elbasan.

Xhelal Mziu shpreh pendesën e tij dhe shpreh keqardhje për komentin të cilin e justifikon se ka ndodhur për shkak të emocioneve të forta.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”,  shprehet Mziu.

Pas incidentit të ndodhur ku u dyshua për dy të rinj që blinin vota , gjatë një takimi elektoral, Mziu iu  bëri dje thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron fundin për ata që tentojnë të korruptojnë.

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu. Deklarata e Xhelal Mziut erdhi dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit në Elbasan, ku militantët e Partisë Socialiste u konfliktuan me anëtarët e Strukturës së Mbrojtjen e Votës të PD-së dhe nga ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!