Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Serie A. Sulmuesit suedez i përfundon në dhjetor kontrata me Los Angelos Galaxy dhe merkato e janarit mund ta gjejë me një ekip të ri.
38-vjeçari i shkeli syrin Napolit në një prononcim të dhënë para pak ditësh, duke u shprehur se do një lojtar si ai do e mbushte plot stadiumin “San Paolo”. Me Carlo Ancelottin ka punuar te PSG dhe e vlerëson shumë si trajner e njeri, ndërsa pasioni dhe atmosfera që ekziston në qytetin jugor e intrigojnë shumë.
Trajneri i Napolit i ka kthyer një përgjigje bomberit të famshëm pas fitores 2-0 kundër Veronës, duke rritur shpresat e tifozëve napolitanë për të shijuar nga afër një kampion unik si Ibra.
“Do e telefonoj menjëherë Ibrën dhe do i them që po e presim te Napoli. E ndjek gjithmonë me shumë kënaqësi, ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje të zhvilluara në MLS“, përfundon trajneri italian. /abcnews.al