Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do donim të luanim çdo javë ndaj tyre”, ish-lojtari i Liverpool tallet me United

schedule16:43 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:43 - 5 Nëntor, 2020

Manchester United u mposht 2-1 mbrëmjen e kaluar në fushën e Basaksehir. Disfata e parë për djemtë e Ole Gunnar Solskjaer në grupin H të Champions League. Festë e madhe në krahun tjetër, me kampionët e Turqisë që arritën suksesin e parë historik në kompeticionin e më të fortëve.

Pjesë e Basaksehir është edhe Martin Skrtel, 35-vjeçari që ka luajtur më parë me Liverpool dhe është përballur shumë herë gjatë karrierës së tij me “Djajtë e Kuq”. Mbrojtësi sllovak nuk e kursen ironinë për United në prononcimin e dhënë për Opera News.

 

Skrtel kur ishte pjesë e Liverpool

Arritëm fitoren tonë të parë në Champions League. Do të donim të luanim çdo javë kundër Manchester United. Është zbavitëse të përballesh me ta, pastaj dëshiron të luash sërish kundër ekipit ndaj të cilit u mor fitorja e parë në histori në këtë turne“, thekson Skrtel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!