“Do dal si t’më dojë kokrra e qejfit”, Armida ka një mesazh për kritikët

schedule22:45 - 29 Prill, 2022

schedule 22:45 - 29 Prill, 2022

Armida kësaj radhe zgjodhi të vinte me 3 veshje të ndryshme. Ajo u shpreh se zgjodhi këto tre veshje edhe për të dhënë një mesazh.

“Duke qenë se unë jam gjykuar shumë keq 2 javët e fundit që kam dal më e zhveshur se gocat e tjera. Unë po ju them se do të dal si t’më dojë kokrra e qejfit përsa kohë unë ndihem mirë para pasqyrës.

Unë kam familje dhe ata e duan shumë këtë gocën dhe janë shumë krenare për të.  Unë jam shumë ekstravagante si natyrë dhe gjithmonë kam qenë delja e zezë e fisit”- u shpreh Armida.

Ndërkohë Roberti i mati gjatësinë e fustanit në formë shakaje.

“Kthehu mrapa. Sipas rregullores së partisë çarja është më e madhe seç duhet”- u shpreh Roberti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!