“Do bëja të njëjtat veprime, Juventusi foli qartë”, Paratici nuk pendohet

schedule20:08 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 20:08 - 5 Dhjetor, 2020

Fabio Paratici ka përfunduar nën hetim në lidhje me çështjen Luis Suarez. “El Pistolero” arriti një akord me Juventusin në merkaton e verës dhe tentoi te merrte pasaportën italiane për t’u konsideruar lojtar komunitar.

Kushti ishte kalimi i testit të gjuhës italiane, aty ku u regjistruan ndërhyrje të drejtuesve të bardhezinjve. Provimi i sulmuesit  ishte fals dhe Prokuroria e Perugias hapi një hetim në lidhje me këtë çështje.

  1. LEXO EDHE: Rasti Luis Suarez, Juventusi e pranon: Fabio Paratici nën hetim

Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, ka reaguar shkurt në lidhje me lajmin e djeshëm. “Ka një komunikatë të klubit që sqaron gjithçka. Unë jam shumë i qetë.

E njoh që i vogël ministren De Micheli, jemi rritur në të njëjtin qytet. Ajo e sqaroi pozicionin tim dje. Nuk do të ndryshoja asgjë, do të bëja të njëjtat gjëra që kam bërë në lidhje me këtë çështje“, deklaron Paratici. /abcnews.al