“Do bëhesh milioner”. Si gënjehen të huajt për të investuar shumë të mëdha nëpërmjet “Call Center-ave” në Shqipëri

schedule12:49 - 2 Nëntor, 2021

schedule 12:49 - 2 Nëntor, 2021

SPAK ka nisur tashmë një hetim të gjerë në lidhje me aktivitetin e 13 kompanive të “Call Center-ave” në Tiranë pasi dyshohet se kanë mashtruar një numër të madh qytetarësh të Bashkimit Europian përmes premtimeve të rreme për t’i pasuruar nëse do të investonin në bursa.

Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se në kuadër të këtij hetimi, prokuroria i ka kërkuar bankave të nivelit të dytë në Shqipëri që të mundësojnë transaksionet e kompanive në fjalë gjatë dy viteve të fundit për të bërë verifikimet përkatesë.

Lexo edhe: Organizata kriminale, SPAK heton “Call Center-at” e bursave: Mashtrojnë qytetarët e BE-së me shuma kolosale

Ka të dhëna se bëhet fjalë për një mashtrim me vlerë dhjetra milion euro, të cilat qytetarët e vendeve të BE-së i kanë dërguar në llogaritë offshore të “Call Centera-ve” me bazë në Shqipëri duke besuar se po investonin ne bursa; forex apo në monedha virtuale.

Lexo edhe: Si i zhvati “Call Center-i” në Tiranë 9 700 euro gjermanes duke i premtuar milionat me Bitcoin, Abcnews.al siguron dokumentin

Ky aktivitet është zgjeruar shumë gjatë viteve të fundit dhe mendohet që bëhet fjalë për mijera persona të mashtruar nga operatorët shqiptarë të “Call Center-ave”, të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të kompanive të njohura të brokerimit me bazë në Itali apo gjetkë për të rritur besueshmërinë.

Pasi i “peshkonin”, operatorët e “Call Center-ave” iu kërkonin viktimave të tyre të rrisnin kapitalin e investimit me premtimin se kështu do të fitonin edhe më tepër para.

Fillimisht ishte Gjermania dhe Holanda ajo që shprehen shqetësim në lidhje me këtë praktikë, ndërkohë që ka të dhëna se “Call Center-at” e kanë ndjekur rrugë edhe me shtetas të vendeve të tjera si Italia; Anglia; Kanadaja, etj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!