Djokovic nuk kursehet, tjetër donacion i majmë shkon në Bergamo

schedule20:59 - 15 Prill, 2020

schedule 20:59 - 15 Prill, 2020

Pasi dhuroi plot 1 milion euro për spitalet në vendin e tij të lindjes, Serbinë, tenisti Novak Djokovic ka bërë donacionin e radhës. Siç e konfirmon dhe drejtori i spitaleve në Bergamo, Peter Assembergs, Djokovic ka bërë një donacion të majmë për të gjitha spitalet në qytetin italian.

“Djokovic është një njeri i madh, ka një admirim për shtetin tonë. Ai flet italisht rrjedhshëm dhe normalisht, kjo situatë që është krijuar nuk i pëlqen aspak. Ka ndihmuar me një shumë me të vërtetë të konsiderueshme”, u shpreh Assembergs, pa dashur të japë një shifër konkrete.

Djokovic, tenisti numër 1 në botë, ishte favorit për të triumfuar edhe në turneun prestigjioz të Wimbledon, që ishte planifikuar të zhvillohej këtë verë në Londër, por u shty për shkak të pandemisë Koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!