Novak Djokovic kualifikohet në finalen e US Open dhe tani do tentojë të fitojë një tjetër Grand Slam. Serbi nuk u ndal dot nga Alexander Zverev, i cili po kalonte një formë shumë të mirë.
Djokovic e humbi setin e parë 4-6 dhe kjo ndodh shpesh, ndërkohë që më pas reagoi dhe fitoi dy të radhës 6-2, 6-4.
Tenisti gjerman nuk u dorëzua dhe e çoi ndeshjen 2-2 me sete, pasi triumfoi në të katërtin 6-2. Gjithsesi serbi është nga ata që njihet për forcën e tij në fund dhe me rezultatin 6-2 triumfoi ne setin final.
Numri një i botës në tenis do të përballet me Daniil Medvedev, i cili është numri 2, dhe do kërkojë të shkruajë historinë.
Djokovic ka mundësinë të fitojë herë të 21-të një Grand Slam dhe të parakalojë dy emra të mëdhenj si Federer e Nadal. / abcnews.al