Djersitni shumë gjatë verës? Ndoshta po bëni këtë gabim kur laheni

schedule17:15 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 13 Korrik, 2022

Dushi në verë është i domosdoshëm për shkak të temperaturës së lartë që çon në djersitje intensive, por sipas ekspertëve, shumica e njerëzve lahen në mënyrë të gabuar. Sipas The Sun, në verë njeriu nuk duhet të lahet me ujë të ftohtë por me të ngrohtë.

Në rastin e parë, do të ndiheni rehat por vetëm për disa minuta. Uji i ftohtë shkakton ngushtim të enëve që furnizojnë lëkurën me gjak. Në këtë mënyrë, trupi nxehet për shkak të humbjes së reduktuar të nxehtësisë të pranishme në lëkurë.

Kështu, në momentin që uji i ftohtë prek lëkurën, trupi qetësohet, por pas pak temperatura rritet sërish dhe fillon sërish sekretimi intensiv i djersës. Në të kundërt, uji i nxehtë çon në rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe rrjedhimisht më shumë humbje të nxehtësisë nga trupi.

Pra, në momentin kur uji i nxehtë prek lëkurën, trupi nuk ndihet mirë, por pas pak temperatura është në nivele normale. Prandaj, duhet të zgjidhni një dush të ngrohtë rreth 33 gradë në vend të një dushi të ftohtë 20 deri në 25 gradë Celsius. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!