Djersiteni gjatë natës? Mund të jetë simptomë e këtyre sëmundjeve

schedule17:07 - 12 Janar, 2023

schedule 17:07 - 12 Janar, 2023

Djersitja është një proces fiziologjik krejt normal për çdo njeri. Por djersitja gjatë natës mund të mos jetë kaq shumë normale.

Kur ju flini dhe ngriheni të bërë qull në djersë, mund të këtë shkaktarë të ndryshëm për këtë fenomen.

Ndoshta jeni veshur shumë trashë, ose është shumë nxehtë, kjo është normale. Por në disa raste, pas kësaj djersitjeje të thjeshtë e normale, fshihen simptoma sëmundjesh vdekjeprurëse.

Menopauza

Menopauza dhe trupi i nxehtë, janë shkaktarë që shumë gra djersinë gjatë natës.

Hiperhidrozë idiopatike

Hiperhidroza idiopatike është një gjendje, në të cilën trupi prodhon kronikisht shumë djersë, pa asnjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet

Tuberkulozi është infeksioni më i zakonshëm i lidhur me djersitjen gjatë natës. Por infeksionet bakteriale, të tilla si endokardit (inflamacion i valvuleve të zemrës), osteomyelitis (inflamacion në kocka) dhe abscese mund të shkaktojnë djersitje natën.

Hipoglikemina

Sheqeri i ulët i gjakut mund të shkaktojë djersitje. Njerëzit, të cilët marrin medikamente me insulinë, ose diabetikët, mund të kenë hipoglikeminë, e cila gjatë natës shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale

Djersitja mund vijë edhe si pasojë e disa çrregullimeve hormonale, përfshirë pheokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hyperthyroidism.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!