Djemtë e rrugës 5 Maj të cilët pak javë më parë u bënë të protagonistë në një ngjarje tragjike ku njëri prej tyre vrau pa dashje shokun e tij Mehmet Qema, kanë bërë një thirrje në rrjetet sociale, në lidhje me algjerianin Hamza Marina që kryen vjedhje në Tiranë dhe i poston videot në rrjetet sociale.
Ata kanë postuar në Instagram një thirrje që ata që e gjejnë algjerianin “ta thyejnë ose ta çojnë te 5 Maji”.
“Kur ta shihni atë algjerianin, ca do ti bëjmë o Lim. Thyjeni pra e ma çonii videon. Ose silleni ktej nga 5 maji at algjerianin”, shprehen ata.
Më 10 Maj, Mehmet Qema u qëllua për vdekje nga miku i tij Marjus Dema teksa po qëndronin në një lokal në rrugën “5 Maji”. Qema u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan disa prej tyre të cilët kishin qenë prezent në momentin e ngjarjes. Tani aktualisht pas hekurave ndodhet vetëm autori Marjus Dema ndërsa të tjerët u lanë të lirë. m.v/abcnews.al

