Djegia e magazinës në Ballsh, shpallet në kërkim pronari i subjektit. Ja çfarë zbuloi policia

schedule12:00 - 20 Gusht, 2024

schedule 12:00 - 20 Gusht, 2024

Policia e Mallakastrës ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës, 39 vjeç, që u përfshi nga flakët dy ditë më parë në Ballsh.

Pas shuarjes së flakëve, policia ka gjetur në magazinë disa depozita me mbetje nafte, të cilat kanë favorizuar flakët.

Kujtojmë se magazina nuk vihej në përdorim prej disa kohësh.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 18.08.2024, për zjarrin e rënë në një magazinë në Ballsh, Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim pronarin e magazinës, shtetasin 39 vjeç, pasi në këtë magazinë janë gjetur disa depozita me mbetje nafte, të cilat kanë favorizuar flakët. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!