Djegia e Kuranit në Suedi, OKB miraton rezolutën për urrejtjen fetare

schedule12:21 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:21 - 12 Korrik, 2023

Organizata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut këtë të mërkurë ka miratuar një rezolutë të diskutueshme mbi urrejtjen fetare pas djegies së një kopje të Kuranit në Suedi.

Ky është një vendim që është marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian, të cilat thanë se binte ndesh me qëndrimet e tyre për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

Sipas të dhënëve mësohet se 28 vende kanë votuar pro, 12 kundër dhe 7 të tjera abstenim.

Mocioni, i paraqitur nga Pakistani në përgjigje të incidentit të muajit të kaluar, synonte të miratonte rezolutën në mënyrë që shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut të mund të lëshonte një raport mbi këtë çështje dhe t’u bënte thirrje shteteve të rishikojnë ligjet e tyre dhe të plotësojnë boshllëqet që mund të “pengojnë parandalimin  dhe ndjekja penale e akteve dhe nxitja e urrejtjes fetare”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!